Timo Werner ‘pushtoi’ pak kohë më parë të gjithë mediat sportive pasi futbollisti i RB Leipzig u detyrua të largohej nga sfida me Beshiktash në “Champions League” në minutën e 30-të për shkak të zhurmës së madhe që tifozët turq shkaktuan në stadiumin “Vodafone Arena”.

Gazeta “Bild” raporton se për të njëjtën arsye sulmuesi i cili aktivizohet edhe me kombëtaren gjermane nuk është grumbulluar për ndeshjen e “Bundesligës” mes Borussia Dortmund dhe RB Leipzig.

“Muri i Verdhë”, siç quhen ndryshe ultrasit e verdhezinjve, janë pjesa më e nxehtë e tifozët magjepsës së Borussia Dortmund që sipas Werner shkaktojnë shumë zhurmë duke sjellë edhe ndikim në paraqitjen e tij në fushën e lojës. Kjo është një situatë e njohur për të edhe nga ana mjekësor pasi sulmuesi i “panzareve” po përpiqet të gjejë një zgjidhje edhe në klinika të ndryshme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: