Nuk ka kaluar pa incidente ndeshja e “Europa League” mes Atletico Bilbao dhe Marseille-s.

Tifozët francez sipas mediave spanjolle para se të niste sfida janë konfrontuar me rojet e sigurisë duke lënë dy prej tyre të plagosur. Incidenti nisi si pasojë e disa fishekzjarrëve të hedhura në stadium nga ultrasit francez.
r2-4-470x311
Raportohet se një nga të plagosurit është qëlluar në qafë, ndërsa tjetri në dorë.

Sfida në Bilbao përfundoi 1-2 në favor të Marseille-s, të cilët prenë biletën për në fazën çerekfinale.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb