Qindra mbështetës të Partizanit të cilët kishin udhëtuar drejt Shkodrës për të përkrahur ekipin në sfidën ndaj Kukësit, kanë “pushtuar” një restorant të qytetit ku gjendej ekipi duke konsumuar darkën para kthimit në Tiranë. Për pak minuta, ultrasit e kanë kthyer restorantin në një stadium të vërtetë, duke përshëndetur lojtarët ashtu siç dinë ata, me koret e tyre.

Në një video të publikuar nga mesfushori Kristi Kote në Instagram, shihet atmosfera e zjarrtë brenda në restorant.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb