Dhuna e shkaktuar nga tifozët ultras në Tiranë, një ditë përpara finales, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave italiane, për ta kjo është një indice se çfarë mund të ndodh këtë të mërkurë, të vetëdijshëm dhe të shqetësuar njëkohësisht. Situata nisi të ndizej me kalimin e orëve mbrëmjen e së martës, ku tifozët, ata ultras nisën të grupoheshin.

Cor
Cor

Të shumtë në numër, nën efektin e alkoolit, sollën koas në disa pika të kryeqytetit, te pallati me shigjeta, në Bllok, në qendër, përpara kryeministrisë apo në segmente të tjera të kryeqytetit.

Policia e shtetit bëri me dije se si pasojë e dhunës së shkaktuar nga tifozët e dy skuadrave janë plagosur 10 punonjës Police dhe dëmtuar një automjet i policisë. Dëme janë raportuar në lokale të ndryshme apo në biznese private. Për këto ngjarje janë shoqëruar 48 shtetas italian dhe 12 shtetas holandez, të përfshirë në akte të dhunshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb