Uma Thurman do të luajë në vazhdimin e serialit Paramount+ dhe Showtime’s Dexter të titulluar Resurrection. Aktorja fituese e çmimit Golden Globe dhe e nominuar për Oscar dhe Emmy për “Hysterical Blindness”, “Pulp Fiction” dhe “Smash” është një nga aktoret më të rëndësishme për të pasuruar universin “Dexter”.
Aktorja 54-vjeçare do të luajë Charley, shefen e sigurisë së miliarderit misterioz Leon Prater. “Një ish-oficere e Forcave Speciale, Charley ka punuar në një sërë pozicionesh të nivelit të lartë në industrinë e sigurisë private përpara se të merrte rolin e saj si krahu i djathtë i Prater,” thuhet në përmbledhje.
Prodhimi i serialit tashmë ka nisur në Nju Jork. Përveç Michael S. Hall duke u kthyer në rolin kryesor të Dexter Morgan, Thurman do t’i bashkohet fytyrave të njohura nga seriali si David Zeyas, James Remar dhe Jack Alcott.
Krijuesi i “Dexter” Clyde Phillips gjithashtu rikthehet si producent ekzekutiv së bashku me yllin dhe Scott Reynolds, Tony Hernandez dhe Lily Burns. Monica Raymond do të drejtojë katër episode dhe Marcos Ciega gjashtë të tjerët si dhe producent.
Sipas Deadline, premiera e serialit pritet në verë.