ITALI-Eshtë shuar në mbrëmjen e të premtes Umberto Eco. Shkrimtari, filozofi dhe linguisti italian është ndarë nga jeta në moshën 84 vjecare.

Një personazh shumë i madh në jetën akademike italiane, një studioz, një publicist dhe shkrimtar shumë i njohur, autor i shkëlqyer i disa eseve dhe romaneve të suksesshme, për ta kujtuar në këtë ditë të trisht, ja disa nga frazat e tij më të bukura.

‘Dituria nuk është tek shkatërrimi i ishujve, por tek mos krijimi i tyre më kurrë’

‘Asgjë si jep më shumë kurajo frikacakut sesa frika e të tjerëve’

‘Serioziteti i hiqet kundërshtarit me një buzëqeshje, dhe e qeshura kundërshtarit me seriozitet’.

‘Kur armiqtë e vërtetë janë shumë të fortë, duhet të zgjedhësh armiq më të dobët’.

‘Gjithmonë lind nën shenjën e gabuar dhe për të qenë dinjitoz në jetë, duhet të korrigjosh ditë pas dite horoskopin tënd’.

‘Kompiuteri nuk është një makinë inteligjente që ndihmon budallenjtë, përkundrazi është një makinë budallaqe që funksionon vetëm nga duart e njerëzve inteligjent’.

‘Unë mendoj se libri duhet gjykuar dhjetë vite më vonë pas të lexuarit dhe rilexuarit të tij’.

‘Unë besoj se e tërë bota është një enigmë, një enigmë e padëmshme që është bërë e tmerrshme nga vetë përpjekja jonë për ta interpretuar atë sikur ka një të vërtetë në brendi të saj’.

‘Një sekret është i fuqishëm kur është i zbrazët’.

‘Në Shtetet e Bashkuara ekziston një etikë puritane dhe një mitologji e suksesit. Ai që është i suksesshëm është i mirë. Në shtetet latine, në shtetet katolike, personi i suksesshëm është mëkatar’.

‘Kur poeti është i dashuruar, ai është i paaftë të shkruajë poezi për dashurinë. Ai duhet të shkruajë kur kujton se ishte i dashuruar’.

‘Të lexosh një libër nga letra është përvojë ndryshe: mund ta bësh në anije, në një degë druri, në shtratin tënd, edhe nëse ndalet rryma’

‘Problemi me Internetin është se ai të jep gjithçka – material të besueshëm dhe material të çmendur. Kështu problemi bëhet, si ta bësh dallimin?’

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: