Samuel Umtiti në Serie A. L’euipe jep lajmin e rëndësishëm sot, duke treguar për një interesim të Fiorentinës për mbrojtësin e Barcelonës. Skuadra violë është në kërkim të një lojtari me eksperiencë dhe francezi duket profili i duhur.

Gjithsesi, Fiore nuk mundet ta blejë futbollistin dhe dëshiron një marrëveshje, e cila përfshin vetëm huazim. Umtiti nuk është planet e Xavit dhe qëndrimi në katalonjë thjeshtë për të ngrohur stolin, nuk është një opsion as për 28 vjeçarin.

Karriera e tij ka qenë e fokusuar vetëm në Francë dhe Spanjë. Italia mbetet pistë interesante, nëse Umtitin do e shikojmë apo jo në Serie A, kjo mbetet për t’u parë.

Juj
Juj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: