TIRANE

Ka nisur edhe sot, protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre.  Në ditën e 76-të protestës, banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje  dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit dhe largim të kryeministrit, Edi Rama.

“A e patë sot me studentët dhe kur një vajzë  i doli kundër dhe e përzuri nga salla. Kush është ky kryeministër që përzë nga salla, ku e gjen të drejtën ti. Ka ardhur ora për të tërhequr zvarrë në bulevard, siç tërhoqëm Enver Hoxhën. Edi Rama, erdhi ora ik nga Shqipëria. Tani do të japim litarë të varësh veten. ashtu do fshihesh edhe ti te bunkeri i Surrelit. Do vijë dita do të tërheqim zvarrë Edi Rama. Ke 76 ditë që na ke shkatërruar jetën. Unaza e bashkuar ka për të fituar. Edi Rama kriminel. Na është bërë Shqipëria magazinë hashashi. Hajde po ta mbajti hunjtë i kemi gati. Unë kisha vetëm diçka për t’i thënë kryeministrit, ne prapë do të tërheqim zvarrë, se e ke mbushur Shqipërinë me korrupsion. Poshtë projekti”, u shpreh një nga banorët.

Të  pranishëm në protestë në mbështetje të banorëve, ishin edhe deputetët e opozitës. Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta nuk kurseu akuzat ndaj kreut të qeverisë, Edi Ramës, ndërsa  u bëri thirrje qyetetarëve ta rrëzojnë.

“ Sot do protestojmë siç kemi bërë që ky projekt të anulohet, që të mos vendosin më banditët, kriminelët, por qytetarët që kanë 28 vite që përballen me një armik siç është kjo klasë e Edi Ramës, e lidhur me diktakturën dhe krimin e organizuar siç është Rilindja.

Ka ardhur momenti ti shkojmë atje dhe ta nxjerrim këtë tradhëtar të vendit që do të shesë tokat vendit. Ka ardhur koha ta çojmë këtë njeri në burg. Nuk denjon t’i japë përgjigjë njerërve. Ka ardhur kupa, nuk cënohet njeriu te shpia, te fëmija. Ka ardhur momenti të mbrojmë të drejtat tona. Gjithë Shqipëria është me ne”, u shpreh deputeti demokrat, Klevis Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: