TIRANE

Ka nisur edhe sot, protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre. Banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje  dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit dhe largim të kryeministrit, Edi Rama.

Të  pranishëm në protestë në mbështetje të banorëve, ishin edhe deputetët e opozitës. Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, janë pjesë e një bande hajdute, ndaj e kanë vendin

“Erion Veliajn dhe Edi Ramën, dy super hajdutë që kërkojnë të rrjepin çdo banorë të Tiranës dhe të shkatërrojnë çdo pronë të Tiranës për të ndërtuar kullat e tyre klienteliste. Erion Veliaj dhe Edi Rama janë pjesë e një bande hajdutësh, e një bande e cila kërkon të rrjepë çdo qytetarë. Edi Rama ka ndërtuar në Unazën e Re projektin më korruptiv që ka pasur ndonjëherë Tirana. Ju i keni çjerrë maskën dhe keni nxjerrë fytyrën e vërtetë të hajdutit. Është një hajdut. Nuk ka moral Edi Rama të flasë me për banorët e Unazës së Re. nuk ka moral të japë mesazhe për banorët e Unazës së Re sepse sot Edi Rama do duhet të ishte në burg. Nëse ne do të kishim një sistem drejtësie të pavarur. Nuk duhet të jetë “Rama ik” por “Rama duhet të shkojë në burg”.
Sepse Rama ka luajtur mbi vuajtjet e këtyre fëmijëve, sepse Rama ka luajtur mbi fatkeqësinë tuaj.
Ndaj ne duhet të jemi të gjithë së bashku, për ta larguar dhe për ta çuar në burg. Sepse duhen bërë shembull në këtë vend dhe Edi Rama është shembulli që shqiptarët duhet t’i japin. Duhet të shkojë në burg sepse me një kompani offshore kërkonte të merrte 18 milion euro, t’i çonte në xhepin e tij dhe të tallej me banorët e Unazës së Re.
Ju e mbani mend shumë mirë sesi dilte Edi Rama ditët e para të këtij projekti. Dilte dhe ju thonte: nuk kam para për dëmshpërblimin tuaj, sepse paratë tuaja do i çoj për kopshte, çerdhe. Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër hajdut. Shqiptarët duhet të kenë një qeveri, e cila i shërben vendit. Nuk ka arsye pse këtu të kishte këtë projekt korruptiv.”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb