TIRANE

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka komentuar skandalin e kompanisë “DH Albania”. Sipas Bushatit, tenderi nuk është dhënë pa lejen e Ramës dhe shkarkimi i Damian Gjiknurit në krye të Ministrisë së Infrastukturës dhe Energjisë dhe i krerëve të ARRSH-së dhe OST-së është një ‘shpëlarje’.

“Unë gjithmonë këtu kam divergjenca me Nazarkon në pikën se varet ku do ta vendoste aparatin fotografik. Çfarë duhet të bënte kryeministri kur gjithë shqiptarët e kanë kapur duke vjedhur. Kamerën duhet ta vendoste kur të gjithë i thonin se ka një vjedhje, atë nuk e shqetësonte çfarë është ky fond limit.  Vëllezërit Hysa, kjo shifër që na shkoi 20 milionë euro për kilometer. Padyshim që është gabim, kur ti flak dikë. Ata njerëz po flasin, të gjithë thonë e kemi ndërgjegjen e qetë sepse për tenderin na ka thënë Edi Rama që do jetë me këto përmasa.

E gjtiha kjo është një shpëlarje fytyre, thotë Damianin po e heq por edhe ai ka qenë i sukseshëm. Edhe rrugët kanë qenë të suksesshme, por drejtorët po i heq. Apo, siç thotë gazeta gjermane edhe jemi kampion, edhe skuadrën duhet ta ndërrojmë. Rama është në krye të piramidës. Është ajo pyetje që bëjmë shpesh, kur ky nuk di që ministria e Rendit mbjell kanabis, apo drejtorat vjedhin tendera, po ky pse rri atje”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb