TIRANE

Pjesë e projektit që preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe është edhe ‘Shqiponja’ vepër e artistit Albi Cifligu, me kontributin financiar të familjes tetovare “Destani”, e vendosur në sheshin e pagëzuar me të njëjtin emër në hyrje të kryeqytetit.

‘Shqiponja’, vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha, në nëntor 2012.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fotot e siguruara nga “BalkanWeb’ duket se sheshit tashmë i ka mbetur vetëm emri, pasi “Shqiponja” simbol i tij, sot është hequr, për t’i hapur rrugë projektit për ndërtimin e ‘Unazës së Re’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb