TIRANE- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes sё Territorit ka nisur prishjen e banesave pranë “Pallatit me Shigjeta”, në kuadër të punimeve për Unazën e Madhe. IKMT do të shembë rreth 20 objekte banimi në këtë zonë.

Diten e djeshme janё shembur 5 objekte me funksione tё ndryshme, por IKMT dhe policia u përballën dje me rezistencën e banorëve, që thonë se nuk janë njoftuar për prishjen dhe se banesat e tyre janë ndërtuar që në vitin 1920.

Vendimi për prishjen e banesave ka dalë 3 javë më parë dhe nga ky operacion parashikohet tё prishen 20 objekte gjithsej. Zyrtarisht konfirmohet se operacioni i IKMT-së do të vazhdojё gjatё gjithё javёs.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: