TIRANE

Në kuadër të zbatimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur sot një aksion të ri në zonën e Shkozës në kryeqytet. Përmes një postimi në facebook, IKMT njofton se në kudër të zbatimit të projektetit 16 objekte në zonën e Shkozës të cilat preken nga zbatimi i projektit do të prishen përgjatë ditës së sotme.

“Nisim sot nje aksion te ri ne Shkoze, ne kuader te projektit per ndertimin e Unazes se Madhe, loti dy. Do te prishim 16 objekte me madhesi te ndryshme…” shkruhet në faqen zyrtare në facebook, të Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: