TIRANË

Pavarësisht protestës së banorëve të Astirit, Inspektorati  i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, nuk e ka ndalur punën për prishjen e ndërtimeve pa leje në lotet 2 dhe 3 të Unazës së Madhe.

IMT-ja ka prishur pasditen e sotme një ndërtese  që ka shërbyer si gomisteri, ndërkaq janë prishur edhe disa objekte të tjera pa leje.

Gjithashtu, IMT dhe ndërmarrjet e tjera të Bashkisë së Tiranës kanë bërë edhe zhvendosjen e materialeve inerte të të gjitha objekteve që  janë prishur gjatë këtyre ditëve.

Me prishjet e ditës së sotme numri i ndërtimeve pa leje që janë prishur në Unazë ka arritur në mbi 30.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb