Nga:ORNELA MANJANI*TIRANE-Autoriteti i Konkur rencës hap proce durën e hetimit të thelluar për ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore. Bëhet fjalë për segmentin Kthesa e Saukut– Bregu i Lumit, që në projekt njihen si lotet 1, 2 dhe 3. Vendimi u mor pas raportit të hetimit paraprak në tregun e prokurimit publik me objekt “Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore”. Autoriteti i Konkurrencës është njoftuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit se “nga auditimi i ushtruar nga KLSH në Autoritetin Rrugor Shqiptar, është konstatuar se në procedurat e prokurimit publik për vitin 2013 me objekt ‘Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore segmenti Kthesa e Saukut–Bregu i Lumit’, është konstatuar se të njëjtët operatorë ekonomikë të cilët kanë konkurruar për lotin e 1 dhe që janë skualifikuar, rezultojnë të dalin fitues mbi bazë rotacioni në lotet 2 dhe 3, duke konkurruar për të njëjtat kritere të vendosura në DST për secilin lot, ku dhe diferenca në vlerë nga oferta në oferte është e papërfillshme.

Kjo mënyrë konkurrimi sjell si pasojë që një grup i vogël operatorësh ekonomikë të kontrollojnë një pjesë të gjerë të tregut, duke hyrë në marrëveshje të fshehtë mes tyre dhe monopolizuar tregun”. Komisioni i Konkurrencës bën të ditur se në procedurën e hetimit të thelluar do të jenë nën hetim të gjitha ndërmarrjet pjesëmarrëse dhe bashkimet e përkohshme të ndërmarrjeve në procedurat e prokurimit me objekt “Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore (segmenti Kthesa e Saukut – Bregu i Lumit) loti 1, loti 2 dhe loti 3”. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, prania e faktorëve si ofertat në rotacion dhe afërsia e ofertës fituese me fondin limit janë shenja mbi ekzistencën e marrëveshjeve në oferta në rastin e prokurimit të realizuar në vitin 2013 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Ndërtim i rrugës së Unazës së Jashtme Tiranë, pjesa verilindore (segmenti Kthesa e Saukut – Bregu i Lumit) loti 1, loti 2 dhe loti 3”. Ofertat në rotacion.

FONDET PËR LOTET
Mësohet se në lotin e I, me fond limit 1 955 797 770 lekë pa TVSH, janë pjesëmarrës në procedurë 3 operatorë me oferta, ku operatori fitues është ‘Gener 2’, ndërkohë që kanë paraqitur oferta më të larta bashkimi operatorët ‘Gjoka Konstruksion’ dhe ‘Gjikuria’ (si Joint venture) dhe shoqëria ‘Albavia’. Ndërsa në lotin e II, me fond limit 1 942 441 074 lekë pa TVSH janë pjesëmarrës të njëjtët operatorë si në lotin e I, ku në këtë rast operatori fitues është bashkimi i operatorëve ‘Albavia & Favina & Alpin’, ndërkohë që oferta kanë paraqitur ‘Gjoka Konstru ksion& Gjikuria’ dhe ‘Gener 2’. Sipas autoritetit, në lotin e III, me fond limit 1 933 742 407 lekë pa TVSH janë pjesëmarrës vetëm 2 operatorë, të njëjtët si në lotet I dhe II, ku fitues rezulton bashkimi i operatorëve ‘Gjoka Konstruks ion&Gjikuria’, ndërkohë që ofertë si operator i vetëm ka paraqitur vetëm ‘Albavia’.

Afërsia me fondin limit në lotin e I, fitues ‘Gener 2’ me 99.82 % të fondit limit, ndërkohë që dy operatorët janë bashkimi i operatorëve ‘Gjoka Konstruksion’ me 99.91 % të fondit limit, ‘Gjikuria’ (si Joint venture) dhe shoqëria ‘Albavia’ 99.96 % të fondit limit. Në lotin e II fitues është bashkimi i operatorëve ‘Albavia& Favina&Alpin’, me ofertë rreth 99.9% e fondit limit, ndërkohë që oferta kanë paraqitur ‘Gjoka Konstru ksion&Gjikuria’ me 99.98 % dhe ‘Gener 2’ me 99.99% të fondit. Në lotin e III fitues rezulton bashkimi i operatorëve ‘Gjoka Konstruksion’ dhe ‘Gjikuria’, me vlerë oferte fituese 99.9% e fondit limit, ndërkohë që ofertë si operator i vetëm ka paraqitur ‘Albavia’ me 99.95% të fondit limit. Sipas Autoritetit, periudha hetimore përfshin vitet 2013- 2014 dhe afati i përfundimit të procedurave të hetimit të thelluar është jo më vonë se 3 muaj nga dalja e këtij vendimi.

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: