Policia Rrugore forcon kontrollet gjatë fundjavës, ndërsa u ‘shtrëngon rripin’ drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Mësohet se në segmentin Sauk-Teg në Tiranë, për plot 300 minuta, pas kontrolleve me radar, u evidentuan vetëm dy raste të drejtueseve të mjeteve që ecnin me 135 e 137 km/h.

“Unaza e madhe, nje nga akset rrugore te cilesuar si njollë e zezë nga Policia Rrugore për shkak të shpejtësive vrastare për jetën, apo si pistë për gara makinash, po kthehet ne nje segment normal dhe me siguri.

Plot 300 minuta, kontroll me Radar për të parandaluar aksidentet qe vijne si rezultat i shpejtesive mbi mbi normat e lejuara, u evidentuan vetëm dy raste, 135 e 137 km/h.
Gjatë 5 orëve të mbrëmjes e deri në këto momente ku ora shënon 01.30 minuta, si rezultat i kontrollit të pandërprerë me radar u konstatua një qarkullim brenda limiteve të lejuara nga 86 deri 99 km/h.

Lajm i mirë për të Policinë Rrugore dhe për përdoruesit e rrugës?.
Radari ? dhe polici rrugor ? ja arritën qëllimit deri ne këto momente, për parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja per jetën në kete aks dhe goditjen e rasteve të garave të shpejtësisë.
Zbatimi i rregullave të qarkullimit të garanton destinacion të sigurt e respekt për ligjin e Policin Rrugor??♀”, thuhet ne njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb