Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar megaskandalin e projektit të “Unazës së Madhe”, si fund të pashmangshëm për kreun e qeverisë, Edi Ramën.

Vasili përmes një postimi në profilin  e tij në “Facebook”, shprehet se shpresat e Ramës për të mbyllur vjedhjen, kanë vdekur me kohë.

Ndër të tjera, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, i bën edhe nje apel bashkëpunëtorëve të kryeministrit, që ta braktisin, para se të jetë shumë vonë.

“Fundi fatal i Rames nga vjedhja te Unaza e Re, i pashmangshem.

Vjedhja dhe skandali gjigand i 40 milion eurove te Unaza e Re ja ka mbyllur totalisht gojen Rames.
Fundi fatal me burg eshte i pashmangshem.
Asnje rrethane lehtesuese nuk ka.
Hajdutet dhe mekanizmi i vjedhjes eshte shume i qarte.
Kompani mashtruese deri ne Amerike,tendera mashtrues,
kryeminister,minister e drejtore mashtrues, kjo eshte gropa septike e korrupsionit,qe do te perpije pa kthim Ramen.
Cdo shprese e kryeministrit se mund ta mbylle kete ceshtje ka vdekur.
Prokuroria te vonoje sa te doje,kete ceshtje nuk e mbyll dot pervec se do rendoje edhe ajo veten.
Publiku i ka ne dore te gjitha faktet te qarta,te pakundershtueshme dhe asgjesuese.
Fundi fatal i Rames eshte i pashmangshem dhe askush nuk e ndihmon dot,as edhe trastat me euro.
Kush ka mend eshte mire t’i rrije larg kryeministrit,qe vjen ere qe te mos qelbet edhe vete”, shkruan Vasili.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb