TIRANE

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka ngritur tre grupe pune për vlerësimin e banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Sipas ARRSH, grupet e punës janë ngritur për shpronësimet në segmentin rrugor nga ‘Pallati me Shigjeta’ deri te ‘Shqiponja’.

Grupet e punës do bëjnë matjet dhe vlerësimin për pasuritë që preken nga projekti dhe drejtohen nga Ermal Shena, Olsi Mema e Ilir Gjorga, ndersa kanë secili nga 8 anëtarë.

Detyrat e grupeve, sipas urdhrit që mban firmën e kreut të ARSH-së, janë:

  • Matja dhe vlerësimi i të gjitha pasurive që preken nga projekti.
  • Kryerja e të gjitha korrespondencave me institucionet shtetërore për marrjen e dokumentacionit dhe konfirmimeve që nevojiten për plotësimin e kërkesës për shpronësim.
  • Plotësimin e kërkesës për shpronësim për të gjitha pasuritë pronë private sipas legjislacionit në fuqi.
  • Dorëzimin e kërkesës për shpronësim brenda muajit dhjetor.
  • Në bashkëpunim me institucionet shtetërore, të kryejnë matjet, vlerësimin si dhe përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjo për kalimin kapital për të gjitha pasuritë shtetërore që preken nga projekti i zbatimit.
Y6hu7jn
Y6hu7jn
T5bn
T5bn

Kujtojmë se nga projekti i Unazës së Madhe preken rreth 300 objekte, pronarët e të cilëve prej 18 ditësh protestojnë duke kërkuar shpronësim me vlerën e  tregut.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb