TIRANË

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu edhe sot ka qenë pranë banorëve të Unazës së Re, të cilët vijojnë të protestojnë dhe të kundërshtojnë  për mbi 40 ditë projektin e këtij segmenti.

Duke folur për mediat, Balliu theksoi se është e pandershme që djemtë e Unazës së Re janë në burg dhe kreu i ARRSH-së vijon të mos mbajë llogari për skandalin me kompaninë “Dh Albania”, e cila falsifikoi dokumentet për të hyrë në garë.

Duke sulmuar ashpër kreun e bashkisë së Tiranës dhe kryeministrin Edi Rama, deputeti i PD-së iu bëri thirrje qytetarëve të dalin në mbështetje të këtyre banorëve.

“Qeveria në zonën e  krimit shërben për të fshehur  provat e krimit. Si ka mundësi që kjo kryeprokurore nuk merr asnjë masë, pse sot djemtë Unazës së Re ndodhen në burg, ndërkohë që ky Afrim Qëndro vazhdon krekoset atje dhe ky Erion Velij vjen vërdallë nëpër intervista.

Ndërkohë që ishte pikërisht ky  i doli në ballë kësaj kompanie dhe këtij projekti. Pse nuk janë marrë masa për ta shoqëruar Erion Veliajn në polici dhe për ta hetuar se cili është informacioni i tij apo edhe i vetë Edi Ramës, i cili ka marrë ryshfet për këtë tenderim fiktiv.

Këtu nis që nga tenderimi, sepse kompanitë e tjera bënë ofertë zero. Ndaj do t’i bëja thirrja çdo qytetar të bashkohet me këtë banorë, janë pikërisht këta banorë që treguan transparencën e plotë të krimit që ishte duke u bërë nga paratë e çdo shqiptari”, tha mes tjerash Balliu.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: