OSHEE ka reaguar lidhur me pretendimet e ngritura nga banorët e zonës së Astirit për ndërprerje të energjisë. Në një deklaratë shpërndarë mediave OSHEE hedh poshtë pretendimet e banorëve ndërsa thekson se ajo cka ka ndodhur mëngjesin e sotëm është zhvendosja e shtyllave të ndricimit publik rrugor, në kuadër të kantierit që po ngrihet në zbatim të projektit të rehabilitimit të segmentit Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja.

Të mbledhur sot në protestë, banorët e zonës së Astirit u shprehën se energjia elektrike ishte ndërprerë për banorët në këtë zonë, në mënyrë të qëllimshme

Deklarata e Plotë e OSHEE:

Duke marrë shkas nga pretendimet e shfaqura në media nga disa banorë të zones se Astirit per nderprerje energjie, OSHEE sqaron: Nuk ka patur asnjë ndërprerje energjie per asnje objekt ne kete zone dhe furnizimi vazhdon normalisht. Ajo cka ka ndodhur mengjesin e sotem eshte zhvendosja e shtyllave te ndricimit publik rrugor, në kuadër te kantierit qe po ngrihet ne zbatim te projektit te rehabilitimit te segmentit Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb