TIRANE

Në një kohë kur banorët e ‘Astirit’ protestojnë në shenjë proteste për shembjen e banesave të tyre, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka ngritur një grup pune prej 11 juristësh e hartografësh për trajtimin e praktikave dhe kërkesave e të prekurve nga projekti.

Ky fakt u bë i ditur nga kryeregjistruesi Valdrin Pjetri në një deklaratë për mediat. Ai sqaroi se është verifikuar gjurma e këtij projekti e cila prek 4 zona kadastrale dhe 424 pasuri.

“Nga projekti preken dy zona rurale: Zona Kadastrale 3866 (Yzberish) dhe Zona Kadastrale 2679 (Mëzez) si dhe dy zona qyteti: Zona Kadastrale 8210, që shtrihet nga sheshi Shqiponja deri tek lumi Lana dhe Zona Kadastrale 8310. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe që Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë është pjesë e grupit të përbashkët të punës ka identifikuar rreth 424 pasuri që prek projekti. Çdo banor i zonës së Unazës së Re, që ka nevojë për shërbime nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane, mund të paraqitet në çdo moment në zyrën tonë. Tashmë ne kemi hapur një sportel të dedikuar vetëm për banorët e Unazës së re, të cilët do të marrin shërbim brenda ditës. Grupi i Punës i ngritur në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë do të punojë edhe me orare të zgjatura me qëllimin ofrimin e shërbimit për banorët e Unazës së Re, të cilët preken nga projekti”, sqaroi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: