Këngëtari i njohur, Redon Makashi mori vëmendjen maksimale, pas një fotoje të publikuar në rrjete sociale ku shihej në krah të balerinës Rexhina Çuko.

Foto e cila u bë shkak për të hedhur dyshime të forta se këngëtari ishte fejuar. Kaq mjaftoi për të aluduar për një lidhje dashurie mes tyre.

  • foto galeri

Por ka qenë vetë artisti, i cili ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet duke thënë se nuk kishte asnjë lidhje me balerinën.

“Përgënjeshtrim! Lajmi qe po qarkullon ne disa portale ne lidhje me jetën time private nuk është i vërtetë. Dëshiroj të sqaroj publikun tim se unë nuk kam asnjë lloj lidhje me personin që shfaqet në foto krah meje!”, shkroi Redon Makashi.

Por ditën e sotme vetë balerina Rexhina Çuko e cila ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes së mediave rozë pasi u përfol se ishte fejuar me këngëtarin, pranoi se ka pasur lidhje me të, por lidhja e tyre ka përfunduar.

“Ishte copëz lumturie, por tani ka marrë fund. Nuk ka qenë për klikime, sepse unë s’kam nevojë. Unaza i është kthyer”, tha ndër të tjera Rexhina në emisionin “Ftesë pa 5”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb