TIRANË

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur për projektin e Unazës së Re si dhe për protestën e banorëve të Astirit.

Kryemadhi e  ftuar në “Zonë e Lirë” deklaroi se mbështet ndërtimin e rrugës, por paralelisht më këtë ajo kërkon që banorët të dëmshpërblehen për shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Sipas saj, në mesin e banorëve që preken nga projekti i “Unazës së Re” ka të  paktën 150 familje të cilat tokat e tyre i ka përmbytur Liqeni i Fierzës. Kryetarja e LSI-së e sheh rezistencën e banorëve si të vetmen mundësi për ta frenuar planin gllabërues të shefit të qeverisë.

“Rruga ku ndërtohet, të sqarojnë kush është pronari i tokës? Të publikohet harta.  Jemi dakord për rrugën, por banorët të dëmshpërblehen. Mes banorëve, janë dhe 150 familje të përmbytura nga Liqeni i Fierzës. Vetëm nga energjia që ka prodhuar Hidrocentrali i Fierzës, do mjaftonte për blerjen e apartamenteve për strehimin e tyre.

Edi Rama do ta ketë të vështirë. Edi Rama është ne cep. Qendresa duhet te vazhdojë. Duhet suporti edhe i shumë qytetarëve të tjerë, të cilët do të jenë gjithashtu viktima të planeve gllabëruese të Edi Rames. Të gjithë njerëzit e duan rrugën. Por 40 milionë euro që do hidhen nuk do ta zgjidhin çështjen e trafikut”, tha Kryemadhi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb