Ndërsa proresta e banorëve të Astirit ka hyrë në ditën e 25 nga vetë protestuesit po paralajmërohen forma të mundshme  të përshkallëzimit  të saj. Madje presioni i banorëve ndaj qeverisë, kryeministrit dhe kryebashkiakut shkon deri aty sa deklarojnë se do të kthehen në kamikazë për të mos lejuar qeverinë tu prish shtëpitë pa i dëmshpërblyer 100% me cmimin e tregut.

E ftuar në studion e “BalkanWeb” Lindita Protoduari e cila mbeti e lënduar gjatë protestës para parlamentit thotë se edhe pse nuk ka armë në shtëpi do të blejë 50 litra benzinë dhe do t’i vërë zjarrin vetes  ditën kur fadromat do t’i drejtohen shtëpisë së saj.

Gruaja e cila ka denoncuar dy herë publikisht dhunën që sipas saj policia i ka shkaktuar në dy protesta ka edhe djalin të arrestuar Dorianin. Lindita thotë se nuk e ka takuar dot të birin që është transferuar në burgun e fushkrujës ndaj të cilit gjykata vendosi masën arrest me burg për 30 ditë deri sa të dalë në gjygj me akuzën organizim të protestave pa leje, bllokim të rrugëve, prishje të rendit dhe qetësisë publike si dhe prodhim dhe përdorim të lëndëve plasëse luftarake. Nëna e Dorjanit hedh poshtë akuzat e prokurorisë dhe gjykatës me argumentin se protesta nuk ka organizatorë pasi të gjithë banorët janë njësoj pjesëmarrës dhe të prekur nga projekt i unazës. Po kështu ajo sfidon si gjykatën dhe kryeministrin që ti tregoj një foto të vetme ku djali i saj ka një kapsollë në dorë apo hedh një të tillë në protestë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb