TIRANE

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër projektit të Unazës së Madhe. Edhe në Krishtlindje banorët e kësaj zone nuk tërhiqen nga qendresa e tyre.  Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari nga protesta tha se kryeministri Edi Rama po grabit qindra miliona dollarë, ndërsa qytetarët nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e gojës.

“Solidaritet me banorët e Unazës së Re. Banorët e Unazës se Re në të drejtën e tyre. Të gjithë duhet të sakrifikojmë në mbrojtje të së drejtës së çdo qytetari. U provua vjedhja e Edi Ramës tek Unaza e Re. Edi Rama mbush xhepat ndërkohë qytetarët zhyten në varfëri.

Edi Rama i bën dhuratë vetes së tij për Vitin e Ri qindra miliona euro, ndërsa qytetarët nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e gojës. Edi Rama grabiti studentët, ndërsa oligarkët ndajnë me Edi Ramën qindra miliona euro”, u shpreh Braimllari nga protesta.

Të pranishëm në protestë në mbështetje të tyre janë edhe deputetët e opozitës, si ata demokratë ashtu edhe nga LSI.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb