TIRANE

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ me Arian Canin, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për tenderin e Unëzës së re si dhe kompaninë “DH Albania”, e cila ka falsifikuar dokumentet.

Rama tha se qeveria dhe Damian Gjiknuri nuk kanë asnjë lidhje me falsifikimin dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësinë për falsifikime që ndodhin në çdo vend. Rama tha se qeveria ka reaguar menjëherë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Qeveritë, organizatat, komunitetet, familjet, nuk mbajnë përgjegjësi për gjëra që ndodhin për një arsye apo tjetër, por për mënyrën si reagojnë ndaj gjërave. Reagimi ynë dhe i Gjiknurit, tregon se vërtet pati një procedurë të falsifikuar nga një kompani por qeveria mori iniciativën për t’i shkuar deri në fund. Shyqyr që heton edhe FBI, që të bëhet transparencë e plotë dhe kush është përgjegjës të shkojë aty ku e meriton, por Gjiknuri ka reaguar në mënyrë imediate me partnerët amerikanë”- tha Rama.

Lidhur me akuzën e Zërit të Amerikës, se institucionet e kanë ndihmuar “DH Albania” të fitojë tenderin, Rama u shpreh se kjo media e mori përgjigjen nga institucionet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb