TIRANE

Në kuadër të projektit për Unazën e Re, ARRSH, bashkia e Tiranës dhe policia Rrugore kanë hartuar një plan për menaxhimin e trafikut në këtë zonë ku do të kryhen punime.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Afrim Qendro, drejtor i ARRSH-së bëri me dije se duke nisur nga muaji janar, aksi duke nisur nga Dogana dhe deri tek shkolla Teknologjike do të jetë me tre korsi. Ai po ashtu bëri me dije se sheshi ‘Shqiponja’ nuk do të jetë më rrethrrotullim, por një gjysmë unaze.

“Ne do të fillojmë me kantierin. Kantieri ka dy faza. Ne kemi ditë që po punojmë me policinë dhe sektorin e transportit në bashkinë e Tiranës. Kemi pasur dhe bashkëpunim me inxhinierët e kompanive. Ku qëndron plani i menaxhimit të trafikut?! Do ketë tre korsi, në ikje dhe në ardhje duke nisur nga muaji janar. Kantieri do të zhvillohet nga pjesa e Astirit, ku kemi pak ndërsa që preken. Do funksionojnë të gjithë semaforët. Tek sheshi ‘Shqiponja’ s’do e kemi më rrethrrotullim, por do kemi një gjysmë unazë. Kur vjen nga unaza nuk mund të rrotullohesh në vend, por do shkosh deri tek Casa Italia. Në asnjë moment trafiku për përdoruesit e rrugës dhe qytetarët, s’do jetë i bllokuar gjatë kësaj kohe që do bëhet projekti. Do ketë një vështirësi trafiku, dhe për këtë policia ka marrë të gjitha masat”, tha Qendro.

Po ashtu Qendro teksa u ndal tek dëmshpërblimi i qytetarëve, të cilët prej disa ditësh protestojnë, tha se do të bëhen të gjitha vlerësimet e objekteve.

Ka shumë objekte që nga verifikimi mund të riformatohen. Në këto raste në bazë të ligjit do të bëjmë vlerësim bashkë me qytetarët të objektit, ku do të jepet aprovim që kjo banesë mund të qëndrojë në këmbë, që do të thotë pjesa që preket do të prishet dhe pjesa që mbetet do të vijojë të qëndrojë. Por kjo do të jepet nga inxhinieri. Nuk do të skualifikohet pjesa që mbetet por do të ketë një rivlerësim të godinës nga inxhineri në bashkëpunim me hipotekën”, pohoi ai.

Në konferencën për mediat kreu i ARRSH i konsideroi spekulim pretendimet e banorëve për ndryshim të aksit të unazës së madhe.

“Aksi që lidh shkollën teknologjike me sheshin Shqiponja nuk ka lëvizur. Kemi një rrugë që ka karakteristike ’A urban’. Nëse do e bënim vetëm kategori A pa rrugë dytësore, do e ndanim qytetin në dy pjesë. Kemi bërë projekt që bën të mundur komunikimin e dy pjesëve të qytetit. Është një zgjidhje përfundimtare e miratuar nga këshilli teknik sipas ligjit dhe e miratuar nga Instituti Ndërtimit Kjo rrugë ka kaluar gjithë filtrat.” -U shpreh Qendro, ndërsa shtoi se aksi në anën e banesave është më larg se pallatet është një koncept i gabuar.

Pyetjes se kur do të nisin prishjet që i hapin rrugë zbatimit të projektit, Qëndro konfirmoi edhe një herë atë c’ka tha ministri Gjiknuri, se asnjë prishje e objekteve me dokument zyrtar nuk do ndodhë pa dalë VKM dhe fondi përkatës për dëmshpërblim.

“Kemi verifikuar 102 objekte me pronësi se 135 me legalizim po presim që ALUIZNI të bëjë skualifikimin ose kualifikimin e objekteve me pas do veprohet me inspektoriatiN ndërtimor pËr prishjen e objekteve por kjo pasi të jenë regjistruar për bonus qeraje në Bashki.” – theksoi Qendro.

Qëndro iu përgjigj edhe pretendimeve të banorëve, të cilët kërkojnë që përfaqësues të ARRSH të shkojnë te ata, dhe jo e kundërta.

“ARRSH eshte institucion shtetëror dhe i pret qytetarët ne institucion.  E kam bërë deklaratë dhe e them kanë trokitur mbi 60 % e poseduesve. Une nuk jam inxhinier të shkoj të sqaroj protestuesit. Kanë ardhur grupe me deputet, pa deputet dhe individë të vecantë. Për c’kane ardhur janë sqaruar iu është qarë halli. E kuptoj shqetësimin i kam pritur i kam sqaruar i kam analizuar te gjithë situatën. Institucionet nuk funksionojnë ne rrugë por nëpër zyra” vijoi më tej Qëndro, ndërsa theksoi se nëse banorët nuk janë të kënaqur me inxhinierët e autoritetit, mund të marrin vlerësues të jashtëm dhe të kalojnë më pas në procedurë ligjore.

“Jam i hapur një përfaqësi e tyre të vijë të ulet të bisedojmë. Por s’mund të bëj sqarime në rruge. I zbatoj detyrat por s’është ligjore që unë të dal e të pyes me megafon.’ -tha ai

Lidhur me akuzat e ngritura për kostot e rrugës, Qendro u shpreh se analogjia që bëhet nuk është e drejtë. Kemi 2.3 km rrugë urbane dhe 4.6 km rrugë dytësore, ka dy nën kalime, dy mbikalime që do të thotë kosto që ka ndërtimi i mbikalimit është më vete jo në koston e rrugës. Vetëm mbikalimi bën 1.5 mld- përfundoi Qendro.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: