Një nga sfidat më të mëdha për ndalimin e përhapjes së COVID-19 janë bartësit asimptomatikë të sëmundjes, të cilët mund të përhapin virusin para se të kuptojnë se janë të infektuar.

Por në muajin prill, shkencëtarët nga Instituti Rockefeller të Universitetit të West Virginia (RNI) u përpoqën që të krijojnë një platformë me të cilën mund të hetohet sëmundja edhe nëse nuk ka simptome të dukshme. Përbëhet nga një unazë për gisht e quajtur Oura dhe modeleve të parashikimit të inteligjencës artificiale AI.

Kjo platformë digjitale mund të detektojë simptomat e COVID-19 deri në tri ditë më parë me afro 90 për qind saktësi, shkruan Endgaget të martën.

Ka të bëjë me neuroshkencë dhe përcjell biometrinë e stresit, ankthit, memories dhe biometrive psikologjike. Unaza Oura mbledh të dhëna fiziologjike, si temperatura e trupit, ritmi i zemrës, ritmi i frymëmarrjes dhe struktura e gjumit. Pastaj kombinohen të dhënat me modele nga AI, transmeton Koha.

Platorma po testohet në 600 profesionistë të shëndetësisë dhe Universiteti i West Virginia është duke bashkëpunuar me partnerë si Universiteti Thomas Jefferson dhe ai Vanderbilt për t’i rritur testet në 10.000 pjesëmarrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb