TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili duke u ndalur tek tenderi i “Unazës së Re” tha se  Prokuroria është bërë njësh me hajdutët e qeverisë.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se prokuroria në vend që të niste hetimet me kohë për këtë projekt, ajo siç shton ai ka zgjedhur të heshtë duke iu dhënë kohë  hajdutëve të fshehin provat.

Sipas Vasilit, prokuroria duhet t’iu bllokojë pasaportat  kryeministrit Rama, Gjiknurit dhe Afrim Qëndros, para se të ikin siç bëri ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“Prokuroria njesh me hajdutet e qeverise,pse nuk i bllokon pasaportat Rames,Gjiknurit dhe Qendros. E padegjuar!!!

Pas fakteve te tmerrshme per fallsifikim dokumentash hajdutet e qeverise pranojne qe kane vjedhur hapur ne mes te sheshit tenderin te Unaza e re dhe e pezullojne tenderin. Prokuroria me e inkriminuar ne bote ne vend te conte menjehere pas hekurave hajdutet e qeverise, heshti per nje kohe te gjate dhe u krijoi kohen, hapesiren, mundesite qe te fshehin provat.Pse nuk i bllokon pasaportat prokuroria Edi Rames,Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros apo pret qe te ikin si Gruevski.

Kjo prokurori ka vdekur.Kjo prokurori ka zgjedhur te jete me kusaret e qeverise dhe kunder ligjit dhe popullit te vet. Kjo prokurori ka zgjedhur ta mbeshtese dhe ta fshehe krimin dhe jo ta luftoje ate. Kjo prokurori ka zgjedhur edhe fatin e vet te pashmangshem, qe eshte si i ai krimineleve dhe shkelesve te ligjit,pra denimi i rrepte dhe pa asnje tolerim.”, shkruan Vasili.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb