TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka bërë një analizë sonte në “Real Story” të ngjarjeve të 21 janarit, hetimit dhe zbardhjes nga drejtësia duke iu referuar dhe deklaratave të bëra së fundmi nga komandanti i grupit të zjarrit Agron Malaj dhe ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi.

Ndonëse kjo ngjarje cilësohet e pazbardhur, Balla tha se ajo që mban gjallë shpresën për drejtësi është predha që është gjetur në trupin e Aleks Nikës, sipas tij e dalë nga arma e Ndrea Prendit.

“Ish-komandanti i gardës që është me vendim gjykate fajtor për vrasjen…. të arrish në konkluzionin se komandanti i gardës i cili provohet se ka vrarë me armën e tij bashkë me një nga vartësit e tij që provohet se ka vrarë me armën e tij, gjykatësi të thotë se nuk njiheshin dhe se vrasjet janë kryer në një situatë të rënduar të Ndrea Prendit apo Llupos. Disa veprime procedurale nga ana e drejtorisë së policisë që ka detyrën institucionale, predha e cila është një provë shumë e rëndësishme për të cilën unë dhe familjarët e Aleks Nikës nuk kemi asnjë dyshim që ka dalë nga arma e Ndrea Prendit mund të jetë një element që e mban gjallë shpresën për drejtësi”, deklaroi Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb