Një ditë na ndajnë nga nata e spektaklit, ku do të mësohet se kush do të jetë i eliminuari i radhës.

Tani, një prej konkurrentëve të “Big Brother”, të nominuar për të dalë, është rrëfyer te Iliri, një prej miqve të tij më të mirë në shtëpi. Ai ka shprehur shqetësimin se mendon se do të jetë pikërisht ai që do të dalë.

Balerini, mundohet ta qetësojë duke thënë se ka qenë aktiv, por duhet të fliste disi më shumë.

“Unë do të dal”, tha Tani.

“Pse?Ke kërcyer, ke qenë aktiv, vetëm duhet të kishe folur pak më shumë”, i tha Iliri.

“Megjithatë ka qenë një eksperiencë e bukur me njerëz të mrekullueshëm”,u shpreh Tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: