Deputeti socialist Etjen Xhafaj ka dalë hapur sot në mbështetje të kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK, për korrupsion.

Xhafaj shkruan në profilin e tij në facebook se, SPAK duhet të provojë akuzat. Sipas tij, s’mund të trajtohet si kriminel njeriu që i ndryshoi fytyrën Tiranës.

Deputeti i PS Etjen Xhafaj shkruan ndër të tjera se reforma në drejtësi po jep efektin e saj, por për të arritur në një përfundim ligjor duhen hapa institucionalë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb