TIRANE

“Përshëndetje zoti kryeministër, jam një ngelës ndërkombëtar”. Kështu e ka nisur fjalën e tij një student i Universitetit Bujqësor të Tiranës, teksa ironizonte kryeministrin Edi Rama, për deklaratat e këtij të fundit në lidhje me protestat. Studenti i doli në mbrojtje dy kolegëve të tij që iu kundërvunë Ramës, ndërsa shtoi se kryeministri ia kishte adresuar fajet universitetin.

“Përshëndetje zoti kryeministër, jam një ngelës ndërkombëtar. S’më pëlqen se si ju iu kthyet dy studentëve, studentes së parë dhe tjetrit. Madje s’më pëlqeu fakti se si justifikoheni dhe hiqni përgjegjësinë nga institucioni juaj, dhe ia vini Universiteti. Ne të kemi zgjedhur. Më pëlqeu përgjigja e studentit dhe shpresoj që rektori mos ta kap personale me të dhe mos të ngel. Ju thoni ‘katranjozët protestojnë’, por ata kërkojnë të drejtat e tyre. Kjo është e papranueshme dhe të na fusni të gjithë me një thes”, tha studenti.

Kaq mjaftoi që të përgjigjej edhe Rama, ndërsa i bëri të ditur studentit që nuk ishte as ai dhe studentët eprori.

“Shumë faleminderit! E para eprori nuk je as ti as ajo vajza. As unë s’jam. Të flas unë, se s’të ndërpreva. Për veten time e kam merak të fitoj debatet. Por është barazi. Nuk kam çfarë mendoj. S’jam ai politikani që bën sikur kupton dhe bën si i butë. Eprori nuk është as ti as e as ajo vajza. Epror bashkë me fjalën ‘këllqe’ lëreni jashtë, dhe shikojeni në fjalor. Kam ardhur të flasë për përgjegjësi dhe jo për faj. Ju keni 13 ditë që bërtisni dhe s’flisni. Unë pres që ju të flisni. Kush është në vit të parë? Më thoni pak ka ndonjë që ia ka zënë vendin dikush tjetër? Keni futur mik? Keni dhënë lekë? Tani është radha ime për të folur. Sot nuk e çan dot as me lekë, as me mik. Kur ka pikët më të larta, zgjedh djalin e bariut dhe jo djalin tim. Kujt ia kërkoni këtë përgjigje kur jepni lekët për të marrë provime?”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: