FIER

Elton Metaj, 31-vjeçari që ekzekutoi ish-bashkëshorten e tij 23-vjeçare i është drejtuar opinionit publik me një letër, me të cilën kërkon të shfajësohet, duke akuzuar babain e të ndjerës si vrasësin real.

Metaj deklaron se pas daljes nga burgu, ishte ribashkuar me Sabrina Bengaj dhe takoheshin vazhdimisht, madje kishin kryer dhe marrëdhënie seksuale, por se babai i saj ishte kundër dhe e detyroi të largohej.

Sipas tij, ish-vjehrri e ka kërcënuar disa herë dhe ai ishte drejtuar policisë dhe disa drejtuesve të saj për të denoncuar, por nuk ishte pranuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

LETRA E PLOTË
Unë Elton Meta në anë të avokatit Kujtim Cakrani dhe avokatit Arjan Besimaj dua të sqaroj opinionin publik për çfarë ka ndodhur për sa i përket veprimit tim. Jam liruar më datën 26 korrik 2021. Menjëherë ditën tjetër në date 27 jam takuar me ish-bashkëshorten time, mamanë dhe të tjerë familjarë të saj, u ulëm të pimë kafe dhe folëm pa asnjë problem. Përsëri dhe në ditët në vazhdim jam takuar me ish-bashkëshorten time ku jemi ulur për një kafe në lokalin e Fierit.

Në datën 1 apo 2 gusht ish-bashkëshortja merr leje nga puna dhe rreth orë 1 kemi shkuar te Vila “Baci” ku për 2 orë kemi ndenjur bashke dhe kemi kryer marredhnie seksuale. Rreth orës 15:00 kemi dalë nga vila dhe e kam shoqëruar tek shtëpia dhe e kam zbritur tek market ‘Zhupani’. Takimet tona kanë qenë të përditshme, ndërkohë që unë e merrja çdo ditë dhe e shoqëroja për në punë, por gjithmonë ish-bashkëshortja ruhej nga babai i saj, që të mos merrte vesh ai që ne i kishim rregulluar marrëdhëniet.
Siç theksova më sipër mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë.

Në datën 10 dhe 11 gusht jam larguar për në Greqi ku ndenja përreth 2 javë. Pasi u ktheva nga Greqia pashë që gjërat kishin ndryshuar dhe në rrjetit social mesenger më filluan kërcënimet nga ish-vjehrri, i cili më prezantoj se jam tek karburanti tek kthesa e Patosit dhe hajde këtu duke më kërcënuar për jetën. Ndërkohë duke e njohur atë fillova të merrja seriozisht kërcënimet dhe kam telefonuar z.Tonin Vocaj ku i kam kërkuar ndihmë. Tonin Vocaj më dha numrin e Drejtorit të Policisë Fier, Alfred e quajnë, mbiemrin e nuk ia di dhe me tha që t’i kërkoj atij ndihmë. Kam shkuar tek Drejtoria e Policisë për ta takuar, por tek dera nuk më lejuan duke më thënë se drejtori nuk ndodhej në zyrë. Kërkova të bëj kallëzim penal ndaj ish-vjehrrit, por oficeri i policisë i quajtur Eugen, nuk ia di mbiemrin me tha se nuk kam kohë, hajde për 2-3 ditë. Në këtë mënyrë u largova nga komisariati.

Në vazhdim pa merrja kërcënime dhe ish-vjehrri i cili vazhdonte të këmbëngulte se ka një makine ‘BMË’ që po të ndjek, por ndalova dhe faktikisht konstatova që makinën e kam pasur nga pas që më ndiqnin, jo një dite por 10-15 ditë rresht. Nuk dija si të veproja, mora në telefon av.Agron Besimaj i shpjegova që vjehrri po më kërcënon me vdekje dhe gjithashtu meë ka kërcënuar që do të vrasë av.Kujtim Cakranin, av.Agron Besimaj dhe prokurorin Çlirim Sino, gjithashtu dhe gjyqtarin Piro Sota. Avokati Agron me tha shko në komisariat për të bërë denoncim ndaj ish-vjehrrit. Shkova në Komisariat dhe përsëri Eugeni o.p.gj nuk më priti. U largova. Vjehrri vazhdonte kërcënimet duke më lënë vend takim me qëllim të më godiste, nuk dija si të veproja.

Shkova përsëri tek zyra e avokatit për të kërkuar ndihmë, avokatja që ndodhej në zyrë më tha shkoni në Komisariat dhe bëj kallëzim. Ndërkohë komunikoj me ish-bashkëshorten, ajo më tha që babi ka marrë vesh do të zhduke dhe me mua nuk do takohesh me, sepse unë kam një të dashur tjetër të cilin e kam pasur që kur ishim martuar dhe ai me 10 të tjerë po të ndjek dhe do të … ropt e shpesë ty dhe gjithë familjes tende. Kjo sjellje e ish-bashkëshortes më habiti pasi e kishim lënë të takoheshim dhe do vazhdonim jetën pasi duheshim dhe nuk kishim asnjë konflikt. Pas kësaj më shkruan dhe në messenger ish-vjehrri duke më lënë takim në Patos në një karburant në hyrje të tij duke thënë ‘hajde se do të zhduk’. Ndërkohë duke qenë në kushtet e një gjendje emocionale shumë të rënduar kam shkuar tek vendi ku kisha fshehur armën, e mora dhe shkova tek shtëpia e ish-vjehrrit.

Pasi hyra tek banesa, në dhome ishte ish-bashkëshortja që po fliste në skype me të dashurin dhe në momentin që më pa, mbylli telefonin dhe ndërkohë aty vjen kunata e cila filloi të qeshte pasi kuptova iu bë qejfi që unë e kapa ish-bashkëshorten me të dashurin e saj. Ndërkohë ajo kërkoi të dilnim në oborr duke më thënë se nuk kam më punë me ty. Ndërkohë në moment pa arsye, dëshirë për ta ekzekutuar sepse konfliktin nuk e kisha me të, por me babain i cili ishte shkaktari i kësaj tragjedie, shkrepa armën e cila më doli nga kontrolli dhe më pas mësova se ish-bashkëshortja kishte ndërruar jetë. Për sa me sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë, çfarë kam deklaruar më sipër, të hapen mesazhet kërcënuese në messenger, ëhatsapp, dhe në të gjitha rrjetet sociale. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb