Alesia Bami është mjaft e komentuar në mediat rozë për jetën e saj personale si edhe profesionale.

Por sot ish-velina dërgoi një mesazh ata që vënë në dyshim aftësitë e saj për të arritur gjërat që dëshiron.

Në një postim në Instagram, ajo shkruan se: “Unë marr gjithçka që dua, ndërsa ti? Jo!”

Nuk dihet nëse mesazhi është një “kunj” për ndonjë person në veçanti, megjithatë Alesia nuk ka sqaruar asgjë.

Kujtojmë se pak ditë më parë Xhensila Pere e quajti moderatoren më kot në Shqipëri.

Ajo tha se Alesia nuk është e denjë për prezantuese dhe duket sikur është në kafe e jo në moderim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Për mendimin tim janë formatet e gabuara. Alesia Bami është kaq e bukur, unë e kam pasur edhe tek Missi. Është kaq e mirë, por në vendin e saj duhet të kishte qenë dikush shumë herë më i aftë. Më duket sikur është në një kafe. Është shumë e bukur, por për aty nuk më duket dhe aq e denjë,”- tha Xhensila.

Ish-velina iu përgjigj duke thënë se secila ka vendin e vet dhe është aty ku e meriton.

Ndërsa e falënderoi që bëri të mundur që emri i saj të bëhej lajm pasi kishte disa ditë pa dalë në portale.

“Unë realisht mendoj, që gjithsecili është aty ku e meriton. Unë kam vendin tim ajo të sajën. Më bëhet shumë qejfi dhe e falënderoj atë vajzën, për faktin sepse kisha 24 orë pa dalë në portal dhe më nxori prapë. Deri në momentin që emri im i shërben jam shumë e lumtur,”- tha Alesia.

Megjithatë Xhensila nuk hoqi dorë nga mendimi i saj për ish-velinën dhe në tjetër intervistë u shpreh: “E kam quajtur një çik të paaftë. Jo detyrimisht se je e bukur dhe duhet të bësh prezantuesen. Është diçka shumë e gabuar. Nuk e kam vënë re vetëm unë por e kanë vënë re edhe publiku i gjerë. Jo detyrimisht se je e bukur mund të prezantosh apo të hysh në një panel prezantuesish me një eksperiencë qe janë kolegët e saj në fjalë. I bëra një super kompliemnt vajzës se ka qenë edhe tek Miss Univers. Po thjesht për atë punë nuk bën televizioni po pret dhe përcjell shumë njerëz të aftë dhe të paaftë. Kështu që mendoj se ka nevojë për një sitë dhe vendin ta zërë dikush që e meriton.” (PanoramaPlus)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb