Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, pas ankesave të qytetarëve dhe operatorëve të turizmit në Vlorë për rikonstruksionin e Sheshit të Flamurit pa ide dhe vizion nga qeveria, ka kritikuar mënyrën si është projektuar rinovimin i kësaj vepre publike.

Ai theksoi se kryeministri Rama nuk ka pyetur asnjë qytetar vlonjat për sheshin, madje as kryetarin e Bashkisë, duke theksuar se projekti është derivat i “problemeve të tij psikike”.

Sipas Berishës ky projekt, por edhe porti i Vlorës që parashikohet të ndërtohet rreth 5 kilometër larg aktualit kanë në qendër të tyre vullnetin e Ramës për të vjedhur dhe falimentuar financat e vendit.

FJALA E BERISHËS:

Ju falënderoj për diskutimet, çështjet që shtruat. Në fakt sot në çdo këndvështrim që të shohim këtë vend e këtë komb jemi në rrezik të madh. Tu them se ndofta për herë të parë në tërë ekzistencën tonë renditemi në 10 vendet që braktisen më shumë nga qytetarët e vet në botë, në 220 vende.

Jemi në një agresion të paparë kulturor. Ju e ngritët shumë drejtë problem  e trashëgimisë kulturore. Gjithçka këtu ka një kala, Aulona, po të bësh një hetim , një studim, 98 përqind e atyre që vijnë në Vlorë nuk e dinë ekzistencën e saj.

Këtu sheshi që ishte simbol i historisë së Vlorës e kombit shqiptar në mënyrën më të pakonceptueshme pa pyetur asnjë qytetar në Vlorë përveç Lelit, që se di a e ke pyetur apo jo, edhe atë e ka në xhep, mendoja mos e kishin problemin për sheshin e Flamurit, por Leli më thanë që s’ka hiç flamur.

Ai është një simbol kombëtar për 100 vjetorin erdhën mbi 1 milionë shqiptarë u derdhën në këtë shesh nga e gjithë bota. Ai thoshte ja varrezat, ça do të bëjë ky thashë shesh me varrezat. Shkoi e ndërtoi një urinore në qendër të sheshit. Çfarë është ai ndërtim? Kolona thotë, ça janë këto kolona, ç’funksion kanë ato. Veç problemeve të tij psikike se asnjë nuk e bën atë përveç problemeve të tij psikike.

Po sheshet si i Tiranës si i Vlorës, kanë pasur nevojë për një treg. Treg që të vizitohet nga qytetarët, të thjeshtë dhe normal. Edhe sheshin e Bashkisë,. Edhe ai ishte pjesë e bukur e Vlorës. A ka paradoks më të madh sesa rruga që zbret nga sheshi në skelë. 50 vite më parë u zgjerua në një kohë që Vlora kishte 200 automjete, ky sot vete dhe e ngushton. Si ti mundojë qytetarët më shumë. Ky është një aspekt, por në çdo aspekt që ta marrësh, për këta qytetari është një qenie për t’u mashtruar edhe për t’u bjedhur. Nuk ka ndodhur kurrë që të vërsulet kundër pasurive publike një njeri si ky njeri. Ju thatë porti i Vlorës, nëse ti do bësh ndërtime jepja qytetarëve të Vlorës, bëji aksionerë. Ndaje se është toka, djersa e tyre. Vlora është vendi I vetëm në brigjet shqiptare ku mund të ndërtohet një port gjigand për shkak të ujërave të thella që ka. Po ky problemin e ka sit ë grabisë portin në Durrës, e këtu në Vlorë dhe sit ë grabisë kushëririn e tij Paskalin, se përdor gjithë shtetin për t’ia marrë gjithë pasurinë që ka.

Vjedhja është problemi bashkë me mashtrimin. Tani pyesni turizmin, operatorët, zero ndihmë. Pyesni biznesin e vogël, një taksë shtesë tani për t’i falimentuar. Zgjidhja? Ikni shqiptarë të vijnë nga Bangladeshi se ata nuk votojnë. Në vitet 2005-2013 borxhi u rrit nga 58.2% në 62.4%. por me këtë rritje borxhi u dyfishuan rroga dhe pensione. Jo vetëm kaq po u ndërtuan mbi 11 mijë kilometra rrugë, mbi qindra shkolla, ujësjellës dhe kanalizime. Borxhi është rritur tani nga 62.4% në 107%. Por çfarë është bërë me këtë borxh? Unë ju garantoj se nëse kjo qeveri do mënonte shiko se për këta qytetarë punoj, mund të rriste tre herë po të donte rrogat dhe pensionet me këtë borxh. Kështu çdo shqiptar do të kishte një rrogë mesatare 1500 euro. Por sa është rroga sot. 30% më e ulët se në 2013 sepse çmimet janë 80%-90% më të larta. Ajo qeverisja e imja kishte shumë defekte por shpresën ja u ringjalli shqiptarëve dhe nga viti 2007 deri në 2014 popullata u rrit në mënyrë progresive. Dhe kjo ndodhi pa një politikë specifike demografike. Ne kur të vijmë në pushtet do kemi një politikë demografike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb