30-vjecari nga Mamurrasi rrëfeu të tjera detaje nga historia me bashkëshorten me të cilën është tashmë në proces divorci në studion e emisionit “Me Zemer te Hapur” në News 24.

Ai thotë se nuk e ka dhunaur kurrë, por ka pasur raste kur ka ngritur zërin në familje.

“Nuk e kuptova në një moment që kur unë nxehem në shtëpi, gruaja merr policinë në telefon dhe iu thotë se kam ushtruar dhunë. Si ka mundësi karabinieri vjen aty dhe ma merr mua gruan ma con në hotel. Më morën nga hoteli mua pas disa ditësh dhe më thanë duhet të bësh pagesën se ka fjetur gruaja 4 ditë dhe ka ngrënë bashkë me fëmijën”,- tregoi ai një prej episodeve të historisë së tij.

Po ashtu i riu shton se nuk ka pasur marrëdhënie të mira as me familjarët e bashkëshortes.

“Nusja ime është e lidhur shumë me Napolin. Bën më shumë për prindërit e vetë sesa për burrin dhe fëmijët. Unë nuk e fal kurrë atë që lindi atje. Unë jam babai i fëmijës. Nuk kemi pasur debate në spital, sepse ishte një moment gëzimi për të dy. Jam kthyer vetëm në shtëpi. Regjistrova djalin dhe i vendosa emrin. Bashkëshortja më tha që nuk kthehem më. As sot nuk më tregon arsyen e largimit. Në familje u kthye pasi djali u bë 7 muajsh. Bëri dokumentat e djalit, mori dhe një shpërblim nga shteti, mori në telefon familjarët dhe u largua. Kemi diskutuar, por ajo e kishte mendjen te Napoli. Është shumë e lidhur me këtë vend. Ka shkuar në moshën 6 vjece atje dhe është rritur. Me mua dhe Bergamon nuk u përshtat. Mendoj se më shumë nuk u përshtat me mua. Unë nuk kisha cfarë të bëja. Nuk e përdor forcën dhe dhunën. As me familjarët e bashkëshortës nuk kam pasur mardhënie të mira”.

Por për hir të fëmijëve, ai i kërkon sërish bashkëshortes të kthehet pranë familjes.

“Dua që fëmijët të rriten me nënë dhe baba. Kam shumë dashuri për fëmijët e mi dhe prandaj flas kështu. Sipas mendimit tim cdo gjë ka qenë e planifikuar. Ajo ka shkuar në Bergamo dhe i ka plotësuar letrat. E kam dëgjuar duke folur me familjarët e vet dhe ju thoshte sa do qëndroj këtu. Ka qenë ora 23:00 kur ka ardhur policia. Kanë gjetur qetësi në shtëpi. Nuk e di se cfarë flasin me të vecmas. Ata thonë do e marrim se bashku me fëmijët. Pyeta fëmijët, do shkoni me mamin? Djali i madh mu hodh në qafë, donte të qëdronte me mua”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: