TIRANE

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet më të përfolura të momentit. Pasditen e sotme në programin “Pushime on Top”, kemi dëgjuar për herë të parë rrëfimin e nënës së Ledrit, Xheraldina Vula e cila shprehet tejet e lumtur për këtë lidhje.

“Unë jam super e lumtur për ata të dy, super e lumtur për Ledrin, për Sarën. Sara është një njeri fantastik. Unë e them nuk e di si duhet me u dasht nusja, por di si duhet me u dasht Sara. Nuk kam ndjesi që kam nuse në shtëpi. Më duket sikur Sara ka lind tek ne”, është shprehur mamaja e Ledrit e cila ka hapur derën e shtëpisë së saj në Brezovicë.

Mamaja e këngëarit është pyetur nga gazetari se si ka qenë takimi i parë i saj me Sarën dhe Xheraldina nuk ka ngurruar të tregojë detaje.

“Në Ulqin, Sara erdhi në vizitë një ditore, jo vetëm Sara por edhe miq të tjerë të Ledrit. Ne ishim në një drekë familjare me miq, të cilët filluan të thonin është kjo shoqja e Ledrit dhe une thashë do zoti qenka ajo se është si pëllumb”, ka thënë Xheri.

Ajo ka treguar gjithashtu se si gatuan Sara dhe cili është specialiteti që nusja do ta provojë gjithmonë.
“Në të vërtetë edhe Sara gatuan shumë mirë. Ushqimet moderne dhe “healthy food“ e ka pikë të fortë. Quinoan, avokadon i bën në mënyra të ndryshme, ndërsa unë gatuaj ushqime tradicionale dhe Sara vdes për piten time me spinaq dhe lecenikun tim”, është shprehur Xheraldina Vula.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb