Sofiia Karkadym, 22 vjeç, u bë e njohur pak ditë më parë për shkak të historisë së dashurisë së “zbuluar” nga The Sun.

E reja ishte pjesë e personave të larguara nga Ukraina për shkak të luftës së nisur nga shteti rus. Ajo u transferua në Britani, ku i është ofruar strehë nga një familje britanike. Ajo është transferuar në shtëpinë e Tony dhe Lorna Garnett.

Dhjetë ditë më vonë, Lorna, 28 vjeçe, akuzoi ukrainasen se i kishte vënë sytë burrit të saj. Sofia paketoi valixhet dhe u nmis të largohej, por Lorna mbeti zemërthyer pasi Toni e ndoqi pas ukrainasen.

Sofia, e cila u largua nga Lviv dhe kaloi në Poloni ndërsa lufta me Rusinë po shpërtheu, tha për The Sun: “Unë nuk jam një shkatërrues shtëpie. Kjo është idjotësi.

“Kurrë nuk kam menduar apo planifikuar të shkoj në shtëpinë e tyre dhe të marr Tonin nga Lorna. Kjo nuk më ka shkuar kurrë në mendje. Më pëlqeu familja. Kalova shumë kohë me Lornën dhe u përpoqa ta ndihmoja. Por ajo ishte me dy fytyra. Dyshimet e saj të vazhdueshme, tensioni, thjesht më shtyu mua dhe Tonin më pranë njëri-tjetrit. Ajo e krijoi këtë situatë duke sugjeruar vazhdimisht se diçka po ndodhte kur nuk po ndodhte. Pra, ky është faji i saj. Ne e dimë se çfarë ndodhi mes nesh. Për sa më përket mua, ata shkatërruan marrëdhënien e tyre shumë përpara se të mbërrija unë. Asnjë nga këto nuk është puna ime. Ishte vendimi im të largohesha dhe kur e bëra, Toni vendosi të vinte me mua”, është shprehur ajo për The Sun.

Ajo shtoi se prindërit e saj ndjeheshin të turpëruar nga ngjarja dhe se për shkak të saj nuk mund të dilnin as jashtë.

“Ata thonë se për shkakun tim askush në Britani nuk do të pranojë ukrainasit. Çdo familje në Mbretërinë e Bashkuar tani do të mendojë ‘Unë nuk mund të pranoj një refugjat sepse ajo do të ma marrë burrin tim’. Bëhet fjalë më shumë se për mua, Tonin dhe Lornën. Është më e thellë. Bëhet fjalë për gjithçka, për luftën, për refugjatët, për të ndihmuar njerëzit, për gjithçka. Në vendin tim, është e rëndësishme që refugjatët të marrin ndihmën që u nevojitet dhe kjo ka bërë të kundërtën.

Ju nuk mund të kuptoni se çfarë ndjej. Është vendi juaj, ju keni familjen tuaj këtu, keni gjithçka këtu. Dhe tani kam njerëz që më shkruajnë duke thënë se jam një person i tmerrshëm, se kam bërë një gjë të keqe për vendin tim. Të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar po mendojnë të njëjtën gjë, se unë marr burrin nga familja, por e gjithë kjo është gënjeshtër”, është shprehur ajo.

Sofiia këmbënguli se asgjë nuk ndodhi mes saj dhe Toni derisa ata u larguan nga shtëpia e çiftit në Bradford, Ëest Yorks.

Sofia ka hedhur gjithashtu poshtë akuzat e Lornës, bashkëshortes së Tony-t, se ajo vishte bluza të shkurtra dhe bënte grim kur Toni kthehej nga puna në shtëpi çdo ditë.

Ndërkohë, edhe Tony ka konfirmuar pretendimet e Sofias, se asgjë nuk kishte ndodhur mes tyre për sa kohë ishin në një shtëpii, edhe pse ka piohuar se të dy e ndjenin tërheqjen.

“Mos më keqkuptoni, ne ishim të tërhequr pas njëri-tjetrit, por i dinim kufijtë. Asgjë nuk u zhvillua deri më pas, kur Sofija u largua nga shtëpia”, ka deklaruar ai.

Pothuajse 54.000 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar sipas të dhënave të bëra publike nga qeveria britanike.

Ministri i Refugjatëve Lord Harrington tha se është duke u bërë gjithçka që është e mundur për të mbështetur të ardhurit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb