TIRANE

Këtë të hënë u mbajt seanca e parë parlamentare për vitin 2020, por mesa duket deputetet e opozites parlamentare nuk jane relaksuar aspak, edhe pas këtyre pushimeve, madje retorika e tyre vazhdon, po njësoj, siç u la në vitin 2019-të.

Deputetit të opozitës Myslim Murrizi, duket se nuk i shpëtojne as detajet më të vogla në parlament. Shtimi i ministrave ka bërë që të shtohet një karrige tjetër, më e vogël nga të tjerat, në të cilën është ulur Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ndërsa deputeti Kujtim Gjuzi, ankohet se i kanë bërë përsëri padrejtësi në zbardhjen e fjalës së tij në seancën e kaluar.

Deputeti tjetër i opozitës, Nimet Musai, nga dëshira e mirë per t’i uruar kolegëve, një sesion të mbarë parlamentar, u uron atyre dicka tjetër.

Shqipëria ketë të martë feston 100-vjetorin e parlamentarizimit shqiptar. Por a janë deputetët aktualë ajka e intelektualëve ashtu siç ishin në vitin 1920 dhe përfaqësuesit më të denjë të popullit shqiptar? Duket sikur koha për parlamentarizimin shqiptar që prej asaj periudhe nuk ka bërë hapa përpara, veç pas.

Sot kemi deputetë të cilet nuk dinë të flasin, apo artikulojnë edhe pse fjalimin e kanë përpara, e vështirëpër ta është edhe leximi. Kemi deputetë të cilët nuk kanë mbajtur anjëherë fjalë në Kuvend, kemi deputetë që nuk dinë se çfarë flasin në atë foltore, apo që nuk dinë edhe të shqiptojnë fjalët e gjuhës shqipe. E sigurtë është që shumë prej tyre, shqiptarët nuk i meritojnë, e as ata të jenë në ato karrige.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb