Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se nuk bën gjithçka për pushtet e as nuk vret për të qenë në pushtet.

Rama theksoi se shqiptarët duhet ta dinë se vrasësi në Elbasan ka dalë nga një furgon me logon “Shqipëria fiton”, duke thënë se edhe pas vrasjes, viktimës iu bë gjyq.

 

“Unë ju paraqitëm shqiptarëve si kalë pune. Ta çojmë Shqipërinë ku e meriton, nën udhëheqjen time dhe të PS-së, që të ngjitemi më lart. Unë nuk vras për pushtet. Nuk jam as nga ata që vras veten për pushtet. S’jam njeriu që ose të rri këtu o s’ka. Nëse kemi mandat të tretë për t’u ngjitur, jam në dispozicion.

Ai sot iu ka mbetur në dorë, vrasësi ka dalë nga një furgon me logon “Shqipëria fiton”. Këta të vrasin dhe të bëjnë edhe gjyqin pasi të kanë vrarë. Shqiptarë, burra, gra, po iu them si njeri i këtij vendi, edhe po të mos doni PS-në dhe Ramën, a votohet për këta?”, deklaroi Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb