Kryeministri Edi Rama komentoi prezantimin nga Partia Demokratike një ditë më parë të ish-strategut të fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita. Kreu i qeverisë tha se për të konsulentët janë vizitorë dhe turistë që vijnë në Shqipëri.
Ai shtoi se opozitën nuk ka konsulent që e çon në fitore në 11 maj, ndërsa entuziazmin e shprehur një ditë më parë për LaCivita e quajti papjekuri.
Rama: Dje Trumpistët të vetëshpallur të tillë të kënetës sonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv si adoleshentë që bëjnë marrëdhënie me foton e një aktoreje. Konsulentët atë punë kanë, unë numëroj turistë kur dikush tjetër tregon konsulentë. Luli kishte më shumë konsulentë, partinë e kishte më shumë në formë.
(BalkanWeb)