Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim ndryshe, mbrëmjen e kaluar, në Universitetin Georgetown në Uashington, ku foli ndër të tjera edhe për familjen e tij, gjë të cilën e bën rrallë.

Për t’iu treguar studentëve se Shqipëria bashkëjeton me shumë komunitete fetare, Rama solli shembullin e familjes së tij, duke u shprehur se “Në fund do të doja të shtoja se jam katolik, bashkëshortja ime myslimane, dy fëmijët tanë më të rritur nga martesat e mëparshme janë ortodoksë, kemi një të vogël i cili mund të vendosë të bëhet hebre, i takon atij ta marrë vendimin. Por e përmend këtu këtë shembull, sepse kjo është trashëgimia që ka Shqipëria”.

Më tej, gjatë fjalës, Rama nuk i kurseu edhe batutat, kësaj here ndaj vetes së tij. Ai u shpreh se është një piktor, që nuk pati kurrë shansin të bëhej akademik, edhe pse ka qenë për një kohë pedagog.

“Ne jemi më shumë sesa të nderuar që patëm mundësinë të ndihmonim aq sa mundeshim afganë, Ashtu si gjatë jetës tonë ne u ndihmuam, kur ishim afganë dhe iknim në përpjekje për të gjetur një të ardhme më të mirë, duke i ikur nje regjimi mjaft të egër, i cili nuk u themelua si një regjim fondamentalist, por që mbështetjeje te forma më e pamëshirshme e ateizmit,

Prania ime sot këtu në këtë tempull të botës akademike, si një piktor që nuk ka qenë akademik dhe asnjëherë nuk pati shansin të ishte pjesë e kësaj bote, në të njëjtën kohë më bënë të mendoj sesa shumë ai regjim shtypi besimin, të drejtën për të besuar. Sa shumë vuajti i shkaktoi komunitetit katolik vetëm se përfaqëson lidhjen më të drejtë me perëndimin.

Nga ana tjetër ndihem mjaft i përulur kur dëgjoj lëvdatat e komunitetit të grave që i përkasin rrjetit të madh të grave kurajoze dhe të guximshme të këtij vendi që janë kaq të zëshme për të drejtat e grave.

Më duhet të them se zgjedhja për të pasur një qeveri me më shumë gra sesa burra nuk është për faktin se unë jam një njeri demokratik, por kam kuptuar se gratë janë më të mirë sesa burrat dhe e bëjnë punën më mirë. Na duhen më shumë gra, sepse burrat janë të mirë për të folur, ndërsa gratë janë të mira për të bërë gjërat. Këtë e kam dëgjuar nga përvoja”, tha Rama.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb