Në një kohë kur i gjithë vendi thuajse është në karantinë, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa nga përjetimet e tij nga kjo situatë.

Gjatë një komunikimi përmes Facebook-ut Rama pohoi se po e kalon keq e më keq, ndërsa shtoi se nuk ka nga të lëvizë tjetër, ndaj duhet të qëndrojë në shtëpi.

Po ashtu ai tregoi se pasi luan me djalin e vogël, Zaho, ky i fundit e detyron që të lajë shpesh herë duart dhe të hapë dritaret. Mes të tjerash kreu i qeverisë theksoi se vijon punën online me kabinetin e tij qeveritar, si dhe bashkëbisedon me minsitren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për situatën në fjalë.

“Mirëdita miq! Si po ja kaloni me sikletin e mos daljes nga shtpëia?! Unë po heq keq, por skam ku shkoj. Punoj online me ministrat. Flas me Ogertën. Marr të dhënat dhe porositë e ekspertëve. Lexoj çfarë shkruan mediat dhe ndjek se cfarë thonë dhe bëjnë kolegët nëpër botë. Luaj me Zahon që një e dy më thotë; laj duart, e hap dritaret. Hy dhe në Fb të shikoj komentet. Më kap sikleti kur kujtoj sa e sa historirash mbylljes dhe vetmie që kanë kaluar njerezit në këto lloj situatash. I them vetes; boll ske për të lëvizur. Pikë! Puna vazhdon”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: