Në këto momente të vështira që po kalojnë shumë shtete në botë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ku piku më i madh është Kina dhe Italia, padyshim që kjo është një nga videot me frymëzuese që po qarkullon në rrjet.

Kënga e njohur italiane ‘Sara perche ti amo’, tashmë vjen në një version krejt ndryshe, e kënduar nga disa fëmijë, të cilët qëndrojnë në shtëpi, për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Mesazhi i qartë i këtyre fëmijëve është që të sensibilizojnë të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

Kënga, e cila ka bërë xhiron e rrjetit me shpërndarje, ka fraza kuptimplote dhe aktuale për situatën që po përjetojmë, ku në thelb ka moton “Unë qëndroj në shtëpi”. Për të gjithë ata që se kanë dëgjuar, ju ftojmë që ta bëni këtë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb