Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, ka reaguar pas urimit që bëri një ditë më parë në grupin e “Whatsapp-it” në Komisionin e Sigurisë, ku krahas flamurit shqiptar, kishte të stampuar një figurë të ish-diktatorit Enver Hoxha. Çela është shprehur në një prononcim për mediat, se figura e Enver Hoxhës nuk është nul, pasi ai konsiderohej si udhëheqësi i luftës.

“Unë pres pyetje të tilla, sepse i përkas atyre që e njohin luftën dhe mendoj që figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontribute, përderisa ne nuk kemi gjetur një udhëheqës tjetër që e ka udhëhequr luftën. Po të jetë se ka një person që pretendon se gjyshja apo gjyshi i tyre ka udhëhequr këtë luftë të shprehet.

Historianët janë aty, letrat janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq, kriminela, këto fakte janë nga më të ndryshëm, që nga Balli Kombëtar, Legaliteti. Në atë komision ka nipër të Isa Toskës. Unë nuk e harroj historinë nga ku kemi ardhur ne sot”, tha Çela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: