Video të shumta “meme-sh” shoqëruan rrugëtimin e Beatrix Ramosaj në “Big Brother Vip”.

Kjo ndodhte për faktin se këngëtarja kishte problem me gjuhën shqipe, ndërsa në momente të caktuara nuk zgjidhte fjalët e duhura. Fillimisht këngëtarja e mori me sportivitet të gjithë situatën, por tashmë duket tejet e rënduar psikologjikisht. Nëpërmjet një video në rrjete sociale ajo e ka quajtur këtë bullizim, ndërsa u shpreh se nuk do të heshtë më dhe do të reagojë ndaj këtyre situatave.

“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë.”- shkruan Beatrix.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb