TIRANE

Fjolla Morina ndodhet ‘arrest shtëpie’ në qytetin e Kukësit. Këngëtarja e njohur nga Kosova rreth një muaj më parë u kap me një armë zjarri me 23 fishekë luftarakë, si dhe një pistoletë “çakmak” në pikën kufitare të Morinës.

Gjatë qëndrimit atje, duket se artistja e njohur ka marrë një surprizë të këndshme, të cilën e ndau edhe me fansat e saj. Përmes rrjetit social Instagram, Fjolla ka ndarë një imazh ku shihet një buqet e madhe me lule, ndërsa anash tyre edhe një unazë.

Në një tjetër fotografi, bukuroshja brune shihet duke e mbajtur në dorë unazë, ndërsa bën të ditur se ka pranuar propozimin për martesë. “Unë thash po”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Ndërkaq, ani pse nuk është zbuluar identiteti i mashkullit që ajo ka pranuar, në deklaratën e saj në Gjykatën e Kukësit ajo kishte treguar se është gati për martesë.
Bëhet fjalë për Fisnik Sylën, me të cilin Fjolla është ndaluar në pikën kufitare në Morinë, ku këngëtares iu gjetën armë zjarri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: