Prag derbi ka mbërthyer shumë personazhe të futbollit shqiptar, ku natyrisht janë edhe ish-lojtarë që kanë luajtur këtë sfidë klasike. Një ndër ta është edhe Erald Çinari, që ka lënë gjurmë me fanellën e Partizanit.

Sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës e ka ndjekur ecurinë e skuadrave të Superligës. Në një lidhje Skype për “Sport Neës” në Neës24 me moderatoren Trevisa Tufa, Çinari sheh një derbi që do të dhurojë emocionet e radhës, teksa shpreson që Partizani të fitojë.

Çinari gjithashtu foli edhe për rivalitetin mes Vllaznisë dhe Partizanit. Ai pohoi se ky rivalitet i bën mirë futbollit shqiptar, teksa një ditë e di që do të jetë sërish pjesë e një prej këtyre skuadrave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb