Bashkimi Evropian nuk ka mundur të realizojë planin dyvjeçar për të shpërndarë 160 000 azilkërkues në të gjithë bllokun, njoftoi Agjencia e Refugjatëve të OKB-së (UNHCR), në Gjenevë.

Një vit pasi u miratua plani, vetëm 4 776 persona janë shpërndarë nga vendet kryesore të hyrjes Greqi dhe Itali duke arritur vetëm në tre për qind.

Deri më tani, vendet anëtare të BE-së, si dhe Zvicra dhe Lihtenshtejni, janë zotuar të marrin 8 676 azilkërkues, të cilët kanë zbarkuar në Greqi dhe 2 809, të cilët kanë zbarkuar në Itali.

“Numri i vendeve që zotohen të marrin refugjatët vazhdon të jetë i pakët si dhe zbatimi është i ngadaltë dhe sfidues”, tha zëdhënësi i UNHCR, William Spindler.

“Shpërndarja mund të jetë një mjet i rëndësishëm për parandalimin e migracionit të paligjshëm nga Evropa Jugore në pjesën tjetër të kontinentit si dhe për të luftuar kontrabandimin e njerëzve”, theksoi UNHCR-ja.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: